Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka nisur me suksese të shumta vitin 2023.
Kënga e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan, e cila që nga koha kur u publikua në gushtin e vitit të kaluar, ka pushtuar top-listat britanike dhe amerikane.
Aktualisht kjo këngë sapo ka tejkaluar shifrën e 600 milionë dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e shërbimeve të transmetimit në botë – Spotify.

Ka qenë njëra prej faqeve të fansave të këngëtares shqiptare, e cila ka publikuar këtë të dhënë duke e cilësuar si këngën më të shpejtë të Bebe Rexhës në karrierën e saj, që arrin një shifër të tillë.

Por suksesi i tyre nuk ndalet me kaq, pasi “I’m Good (Blue)” ka një performancë të kënaqshme edhe në kanalin YouTube.
Në muajin e parë të vitit, dyshja Bebe Rexha dhe David Guetta arritën që me bashkëpunimin e tyre të tejkalojnë shifrën e 100 milionë klikimeve.
“I’m Good (Blue)” përveçse vazhdon që të qëndrojë akoma në top-listat e muzikës si një prej këngëve më të dëgjuara të momentit, është nominuar gjithashtu në dy prej ceremonive më të mëdha të ndarjes së çmimeve amerikane dhe britanike, respektivisht në ‘Grammy Awards 2023’ dhe në ‘Brit Awards 2023’.
Në ‘Grammys’ ata janë nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, gjersa në ‘Brits’, dyshja e suksesshme luftojnë për të marrë në duar çmimin “Kënga më e mirë ndërkombëtare”.
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...