Ikona e muzikës shqiptare Ilir Shaqiri sot feston ditëlindjen.
Këngëtari i mirënjohur ka mbushur 64 vite jetë, e për këtë ditë të veçantë djali i tij Korabi shprehet në fjalët më të mira.
“Gëzuar ditëlindjen, bab! Sot festojmë jo vetëm një ditë të veçantë, por edhe një jetë të mbushur me art, përkushtim dhe dashuri për atdheun.
Si kantautor i mbi 600 këngëve, këngëtar i heronjve dhe Artist i Merituar, ti ke lënë një trashëgimi të pavdekshme për popullin shqiptar.
Nderi i Republikës së Kosovës dhe zemrave tona është një titull që e ke fituar me punë dhe shpirt.
Qofsh gjithmonë i lumtur, i frymëzuar dhe i rrethuar nga dashuria e familjes dhe e atyre që të çmojnë për atë që je dhe për atë që përfaqëson. Zoti të dhëntë shëndet, lumturi dhe vite të tjera të mbushura me sukses dhe krijimtari” ka shkruar Korabi.
Dashuria që kishte për atdheun Iliri e shprehi përmes muzikës, e këto këngë vazhdojnë të jenë ende më të dëgjuarat në shqiptari./Arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...