Romanca e bukuroshes polake Justyna Gradek me stilistin milioner Philipp Plein përfundoi rreth një vit më parë, në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, pasi ky i fundit e paditi modelen kur shpenzoi 30 mijë Euro në aeroport pa dijeninë e tij, gjë që gjermani e konsideroi vjedhje, pavarësisht se 26 vjeçarja i kërkoi pafund falje.
Por tanimë, Gradek, e cila prej muajsh është e martuar me një boksier, duket se do ta bëjë Plein të pendohet, megjithëse ka kaluar kohë nga ndarja.
Jo vetëm që Justyna sa vjen e bëhet më tërheqëse, por ajo iu nënshtrua dhe një ndërhyrje në të pasme, dhe fotot që poston janë më seksi se kurrë. Edhe ndjekësit e yllit nga Polonia, tani 27 vjeç, komentojnë vazhdimisht se Gradek do ta bëjë Philipp “të vuajë” duke treguar edhe se sa të lumtur e bën bashkëshorti i ri.
Le të kujtojmë se Justyna u fejua me boksierin Karol Miśkiewicz, vetëm një muaj pasi u nda nga 41-vjeçari gjerman.
https://www.instagram.com/p/B7OzEcHgLYR/?utm_source=ig_embed
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare