Egli Tako ka dhënë deklaratën e parë pas përfundimit të Big Brother VIP 4, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ajo është shprehur se nuk e kishte menduar që do të arrinte deri në finale, por e konsideron eksperiencën e ëndrrave.
Sa i përket Gjestit, u shpreh se marrëdhënia me të brenda shtëpisë kanë pasur shumë dinamikë.
“Surprizë, sfidë, ëndërr, të treja në një. Nuk e prisja finalen, për shumë arsye, nuk e kam pritur më është dhënë një shpërblim i ndjerë kur është thirrur emri im. I kisha humbur shpresat, deri në momentin që është thirrur emri im. Aty kam kuptuar që e kam fituar gjënë time, që në momentin që arrita të shkoj në finale pa luajtur asnjë ditë në BBV”.
“Nuk mund të lë pa përmendur edhe Gjestin, pasi mirë apo keq, e gjithë ajo dinamikë nxori shumë anë të miat. Presim shumë muzikë dhe asnjëherë larg botës së televizionit, që është kaq e bukur”, tha Egli.
Vlen të ceket se Gjesti fitoi çmimin e madh plot 100 mijë euro.
Në vend të dytë u rendit Rozana Radi dhe në vend të tretë aktori Laert Vasili. /Telegrafi/
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...