Conrad Hilton, vëllau i vogël i Paris Hilton, është arrestuar të shtunën në mëngjes pasi dyshohet se ka hyrë me dhunë në shtëpinë e ish të dashurës së tij.
Zëdhënsi i policisë ka thënë për Fox News se 23 vjeçari është arrestuar në orën 4:50 të mëngjesit (sipas orës lokale) jashtë shtëpisë së ish të dashurës, transmeton portali arbresh.info.
Policia nuk e ka dhënë emrin e viktimës, por TMZ shkruan se emri i saj është Hunter Daily Salomon.
Sipas TMZ-së kjo është hera e dytë që Hilton është përpjekur të hyjë në shtëpinë e ish të dashurës, pasi të njejtin veprim e kishte kryer në qershor të vitit 2015.
Vëllau i Paris Hilton për një kohë të gjatë është në telashe me ligjin./Arbresh.info

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...