G Bani u detyrua të largohej mbrëmë (e martë) nga Big Brother VIP Albania 4 pasi Ledion Liço i tha se babai i tij nuk është ndjerë mirë dhe se ndodhet në spital.
Reperi u largua bashkë me Ledion Liçon, ndonëse te dera ka shprehur dyshime duke thënë: “Është gënjeshtër për me më nxjerr”.
Me këtë rast, u bë një reagim nga G Bani, ku bën me dije se nuk ishte gënjeshtër.
Më poshtë ndiqni reagimin e plotë të ish-banorit:
“U faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk është gënjeshtër.
Jam fut vetëm në Big Brother VIP Albania 4 jo me babanë, kështu që nuk do të postoj foto të tij në moment të vështirë’ për të bind a për të ngop gëzimin e hienave e të korbave.
Nuk më është besuar derisa kam folur me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë komentues, edhe unë kam familje.
Nuk kam dalur nga ferra.
Të gjitha epitetet, kërcënimet dhe sharjet ua bëj hallall të gjithëve.
Të gjitha sa kanë ndodhur aty, unë do i lë aty. Jetë të mbarë të gjithë banorëve, u ruajt Zoti”. /Telegrafi/

A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim