Hilary Swank zbuloi se ka sjellë në jetë binjakë – një djalë dhe një vajzë.
Aktorja e “Million Dollar Baby”, 48-vjeçare, ndau lajmin e lumtur të dielën me një imazh të ngrohtë duke mbajtur të porsalindurit në krahë.
“Nuk ishte e lehtë. Por djali (dhe vajza!) ia vlente. Gëzuar Pashkët”, ka shkruar nëna e re.
Ylli – që njoftoi për herë të parë shtatzëninë e saj në tetor – dukej komode duke mbajtur foshnjat në krahë ndërsa ishte e mbështjellë me një rrobdeshambër të bardhë.
Binjakët janë fëmijët e parë për yllin e “Alaska Daily” dhe bashkëshortin e saj të dytë, sipërmarrësin Philip Schneider, 45 vjeç.
Aktorja po ashtu mori urime të shumta në rrjete sociale, duke qenë se vetëm në Instagram ndiqet nga mbi një milion njerëz.
Hilary dhe Philip Schneider u martuan në vitin 2018 dhe thuhet se u takuan për herë të parë në nëntor 2016.
Lidhja e re e artistes erdhi pesë muaj pasi ajo i dha fund fejesës së saj tre-mujore me Ruben Torres.
Hilary në anën tjetër gëzon një karrierë të bujshme si aktore, e cila tanimë ka fituar edhe disa çmime ‘Oscar’. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...