Finalistja e spektaklit, Heidi Baci, përjetoi një moment të veçantë dhe emocionues gjatë mbrëmjes së natës finale.
Për të shtuar akoma më shumë ndjenjën e veçantë të mbrëmjës, Heidi u surprizua nga një mysafir i papritur dhe shumë i rëndësishëm: babai i saj.
E gjithë skena u zhvillua nën sy të audiencës, teksa babai i Heidit, i cili kishte ardhur qëllimisht për ta takuar, hyri në shtëpi.
Emocionet ishin të padiskutueshme, dhe përqafimi i ngrohtë mes Heidit dhe babait të saj transmetoi një mesazh dashurie dhe mbështetjeje.
Moderatori i mirënjohur, Ledioni, nuk e humbi rastin të shtojë një çikë humor në atë moment të ndjerë.
“Ku e kam parë këtë skenë më parë,” tha ai në shaka, duke iu referuar një episodi të mëparshëm në “Grande Fratello”, ku babai i Heidit kishte hyrë në shtëpi për ta marrë atë pas një lidhjeje të formuar me një djalë më të moshuar se ajo. /Telegrafi/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja