Producenti Harvey Weinstein është fotografuar vitin e kaluar teksa udhëtonte me një sasi të madhe barnash, dhe këto foto janë publikuar këtë të enjte.
Weinstein i përfshirë në skandalin e sulmeve seksuale në javët e shkuara është fotografuar në aeroportin e Nju Jorkut dhjetorin e kaluar, teksa kishte me vete një çantë plot me ilaçe, sipas Page Six.
Fotot tregojnë Weinstein që hap valixhen ngjyrë argjendi të mbushur me barna teksa fluturon në klasin e parë, në sy të pasagjerëve dhe personelit.
Shumë njerëz pyesin se si jetonte Harvey pas asaj që kishte bërë dhe viteve të tëra sulmesh seksuale, thotë një burim për Page Six. Dhe përgjigja është: “Me ndihmën e ilaçeve”.
I njëjti burim thotë se Weinstein bënte shaka lidhur me ilaçet në valixhen e tij, duke u thënë pasagjerëve që e pyesnin për to se i merrte për ‘të ftohtin’.
Weinstein ishte në syrin kritik të mediave së fundmi për akuzat seksuale.
Pas tij edhe Kevin Spacey u përball me akuza të ngjashme.

I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt