Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka përjashtuar nga anëtarësimi Harvey Weinstein pas raportimeve për skandale seksuale.
Sipas Hollywood Reporter, bordi i guvernatorëve 54 anëtarësh ka marrë vendim për të larguar nga detyra producentin, transmeton portali arbresh.info
“Ne nuk e kemi marrë këtë vendim që thjesht të ndajmë keqardhje, por kjo vlen për secilin që nuk respekton kolegët. Gjithashtu përmes kësaj dërgojmë një mesazh se epoka e injorancës me paramendim dhe sjelljet e turpshme seksuale dhe ngacmimet në vendin e punës, nuk janë pjesë e jona”, thuhet në deklaratë.
Harvey është akuzuar nga një numër i madh aktoresh për ngacime seksuale dhe përdhunim./arbresh.info/
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA