Anwar Hadid u fotografua me të dashurën e re Sophia Piccirilli, pas ndarjes së tij nga Dua Lipa.
Çifti më i ri ecnin dorë për dore, ndërsa ishin duke shëtitur në Nju-Jork të mërkurën.
Një burim i brendshëm tha për “Page Six” se Hadid ka disa muaj që është në lidhje me modelen.

Në fakt, Sophia së fundmi iu bashkua të dashurit të saj në shtëpinë e Hadids në Pensilvani për të festuar ditëlindjen e tij.
Lajmi për romancën e tyre vjen vetëm një muaj që kur Anëar reagoi në rrjetet sociale pasi këngëtarja “Levitating” doli në publik me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras.
“Duke u përpjekur për të mos e gjetur dhe vrarë atë”, shkroi ai në një selfie në InstaStory, e cila rastësisht erdhi vetëm dy ditë pasi Lipa dhe Gavras kaluan në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.
Modeli postoi gjithashtu një selfie në pasqyrë me mbishkrimin, “Nuk mund të marr frymë. E urrej mënyrën se si thua emrin tim”. Dua dhe Anwar Hadid filluan të takoheshin në verën e vitit 2019. Edhe pse ata e mbajtën pjesën më të madhe të lidhjes së tyre larg syrit të publikut, Lipa i tha Rolling Stone në janar 2021 se ajo ishte “shumë rehat në lidhje”.

Megjithatë, ish-çifti, i cili madje adoptoi së bashku një qenush të quajtur Dexter, i dhanë fund lidhjes. “Dua dhe Anwar aktualisht po bëjnë një pushim nga marrëdhënia e tyre dhe po kalojnë kohë të ndarë”, tha një burim për People në dhjetor 2021.
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...