Personi më i ndjekur në Instagram, Selena Gomez, ka qenë viktimë e hakerëve ditën e hënë.
Profili i këngëtares amerikane në këtë rrjet social është hakuar për disa minuta dhe gjatë kësaj periudhe janë publikuar fotografi nudo e ish-të dashurit të saj, Justin Bieber.
Fotografitë e këngëtarit kanadez janë realizuar nga një paparaci gjatë pushimeve të tij në Bora Bora në vitin 2015.
Gomez numëron mbi 125 milionë ndjekës në Instagram dhe një numër i madh prej tyre kanë pasur mundësinë t’i shohin fotografitë.
Sidoqoftë, reagimi ka qenë i shpejtë dhe është rimarrë llogaria.
Fillimisht është bërë bllokimi i saj dhe pastaj është kthyer pa fotografitë e Bieber, të cilat janë fshirë.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...