Tv Klan nis të martën, më 17 tetor, transmetimin premierë të serialit “Sulltanesha Kosem”, një prodhim madhështor nga kompania që prodhoi “Sulejmani i Madhërishëm”, bazuar në historinë pas tri dekadash.
Dashuria e madhe e Sulltanit, Ahme Han, nëna e tre sulltanëve, sulltanesha më e dashur nga populli. “Sulltanesha Kosem”, gruaja më e fuqishme e të gjitha kohëve në lindje, që la gjurmë në histori, me një kastë aktorësh të shkëlqyer, kryesuar nga e mirënjohura Beren Saat.
“Sulltanesha Kosem” në tri periudha të ndryshme të jetës luhet nga një greke e quajtur Anastasia Tsilimpiou, më pas nga Beren Saat (e njohur si Jamuri tek “Hakmarrje” ) dhe në fund nga Nurgul Yesilcay (Gylsereni tek “Fate të Kryqëzuara”). Ndërkohë, aktorët Ekin Koç, Boran Kuzum, Taner Olmez, Metin Akdulger dhe Tugay Merca luajnë rolet e sulltanëve në kohë të ndryshme në dinastinë Osmane. Po ashtu, pjesë e aktorëve të dalluar janë Hulya Avsar, një prej më të përfolurave prej dekadash në Turqi, Tulin Ozen, Leyla Feray, Farah Zeynep Abdullah, Aslihan Gurbuz etj.
Pjesët e para të serialit janë xhiruar në ishullin Kios të Greqisë, teksa një fragment i serialit është shfaqur edhe në Cannes të Francës gjatë Festivalit Ndërkombëtar të MIPCOM.

Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...