Bendi “Guns N ‘Roses” kanë hequr këngën “One in a Million” nga albumit i tyre i ri “Appetite for Destruction”.
Titanët e viteve 80-ta të shekullit të kaluar nuk e kanë komentuar vendimin, por duket se janë nxitur nga teksti i këngës, e cila përmban gjuhë raciste dhe homofobike.
Albumi deri më tani është shitur pesë milionë kopje, por që tani e tutje nuk do të jetë kënga e lartcekur e vitit 2009.
Guns N ‘Roses (Getty Images)
“Policia dhe zezakët, kjo është e drejtë. Largohu prej rrugën time. Nuk kam nevojë të blejë arin tuaj të zi”, janë disa prej fjalëve që përmban teksti i këngës.
Sa i përket linjës së imigrantëve, kitaristi Axl Rose pohoi se “Shumë njerëz vijnë nga Irani, Pakistani, Kina, Japonia, punësohen në këto dyqane dhe stacionet e benzinës. Pastaj trajtohen si kafshët pasi nuk i përkasin këtij vendi”.
Ai më tutje tha se fjala “fagot” erdhi si pasojë e “përvojës së keqe me homoseksualët “duke përfshirë një përpjekje përdhunuese.
“Unë nuk jam kundër tyre për aq kohë sa nuk e dëmtojnë askënd tjetër dhe nuk i detyrojnë të të bëjnë veprime të tilla”, tha Rose. /Telegrafi/
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...