Këngëtarja Rezarta Shkurta ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një kujtim që e ruan prej 5 shkurtit të vitit 2015.
Bëhet fjalë për një dedikim nga Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha. Kujtojmë se Rezarta është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermalin, i cili aktualisht ndodhet në burg nën akuzë për trafik të drogës.
Nexhmija Hoxha I ka bërë një dedikim të veçantë në librin e saj “Kosova e Lirë” një kopje të të cilit ja ka dhuruar edhe nuses së nipit të saj,
“Rezarta e dashur, të dhuroj këtë libër me urimet më të mira për punë të mbarë e lumturi në jetë bashkë me Ermalin tonë të dashur e Herën e bukur. Të dua fort”, i shkruan Nexhmije Hoxha këngëtares në librin dhuruar saj.

Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit