Reperi nga Presheva, Gold AG duket se ka një lidhje shumë të afërt me familjen e tij.
Reperi së fundmi e ka përkujtuar me një postim në rrjete sociale duke qenë se janë bërë 29 vite që nga vdekja e tij, shkruan arbresh.info
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goldi thotë se ka mall të madh për të ndjerin, por që dhimbjen për të e mund krenaria.
“I madhi Zot e di sa më ka marrë malli. O veç një herë me të pa bre këta sy t’i çmalli. Për çdo namaz bre babë po bëj dua që të takohemi në xhenet e kurrë të mos ndahemi”, tha ai.
“29 vite pa ty baba. Sa të mëdha janë malli e mërzia, por dhimbjen për ty e mund krenaria. 14 dhjetor 1992/2021”, ka përfunduar ai.
View this post on Instagram
Kujtojmë se, Gold AG u martua rreth një vit me parë me partneren e tij, doktoreshën e estetikës nga Gjilani, Ermira Shkodrën.
Çifti po në atë vit mirëpritën fëmijën e parë, djalin që e pagëzuan me emrin Gueril. /arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...