Policia e ka marrë në pyetje reperin Gold AG për shkak të këngës së fundit.
Një ditë më parë, reperi Gold AG publikoi këngën “Shkronjat e arta”, për UÇK-në.
Por, zedhenesja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmon për arbresh.info se Goldi sot u intervistua nga policia lidhur me këtë këngë.
“Sot ne koordinim me Prokurorine themelore ne Prishtine, eshte iniciuar rast Nxitja e perqarjes dhe mosdurimit. Lidhur me kete rast eshte intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit eshte liruar, rasti shkon ne procedure te rregullt”, tha Ahmeti për arbresh.info.
Kujtomë se në këtë këngë, Gold AG përmendi edhe Shkëlzen Gashin, lidhur me deklaratën e tij për UÇK-në./arbresh.info/
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...