Këngëtarja e famshme dhe shumë e suksesshme, Dafina Zeqiri së shpejti pritet ta lansojë albumin “Dafinë moj”.
Arbresh.info mëson se ky album është i veçantë për këngëtaren, pasi që ka një kuptim shumë të rëndësishëm dhe përmban një histori të rrëfimit që nga fëmijëria e saj e deri tani.
Pjesë e albumit të Dafinës do të jetë edhe nënë e saj, Melihate Zeqiri dhe se i gjithë albumi i kushtohet sakrificës saj që ka bërë duke hequr dorë nga karriera për tu përkushtuar ndaj vajzave të saj.
Por, nuk përfundon me kaq, në këtë album do të ketë edhe shumë surpriza të tjera dhe bashkëpunime me këngëtarë të ndryshme, që pritet të publikohen së shpejti.
Ndryshe, të gjitha këngët e fundit të publikuar nga Dafina janë pëlqyer tej mase nga publiku, duke arritur kështu edhe miliona klikime në Youtube.
Një ndër hitet e fundit të Dafinës është edhe kënga “- Llafe Llafe”, bashkëpunimi me Lyrical Son, projekt ky që për një javë ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./arbresh.info/

Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...