Reperi i popullarizuar nga Peja, Asdren Gjikolli – Gjiko, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
Ai madje ka publikuar edhe një pjesë të videoklipit, për të dhënë një vështrim të shkurtër për atë se si do të jetë kënga e plotë.
“17.04.2022 ora 14:00. Gjoni”, ka shkruar ai.
Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente, fansat e të cilit mezi po presin për prurjen e radhës të 30-vjeçarit.
I fundit projekt i lansuar nga Gjiko mban titullin “Ça bone?”, që e solli në tetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lumi B.
Kënga e yjeve të famshëm mblodhi miliona klikime në platformën YouTube./arbresh.info/
Durmishi: Lubizhda është e vendosur të mos lëshojë pe
Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Le...
Tre të vrarë nga një shpërthim në Moskë, mes tyre dy oficerë...
Gjendja aktuale e energjisë/ KOSTT-i thërret konferencë për ...
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javel...
Presidenti i Gjermanisë: Solidaritet me Ukrainën për Krishtl...