Gjesti ka folur me Egli Takon për lidhjen që kishte në Big Brother VIP Kosova 3 me Xheneta Fetahun.
Ai thotë se ka pasur ndjenja për të dhe se për aq pak sa kanë qenë bashkë e ka dashur.
Ndër tjerash, këngëtari thotë se u lëndua shumë dhe është prekur vazhdimisht për situatat që u krijuan.
“Thjesht kam qenë i lidhur me të. Kam pasur ndjenja për të, e kam dashur. Aq kohë sa kemi ndenjur s’kam mundur pa të. Jam lënduar për një gjë më të vogël. Jam prekur shumë”, u shpreh ai.
“Shumë kam qenë i lënduar, se di si e kam mbajtur veten, plus mërzitja, plus gjëra tjera personale. Krejt më janë mbledhur. Si kam mundur të duroj”, theksoi artisti pejan.
I pyetur nëse e ka mbaruar lidhjen, Gjesti iu drejtua shkurt Eglit: “Është mbyllur çdo send”.
“Një lidhje e shkurtër, dy tre muaj, pa marrë parasysh kryhet edhe shpejt. Unë mendoj kështu. Po. Unë po i kam mbyllur gjërat. Brenda u kry çdo sen. E di shumë mirë”. /Telegrafi/
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...