Një zonjë në Amerikë, e cila thuhet të jetë këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku, ka bërë bujë të madhe gjatë kësaj kohe.
Kjo për faktin se u pa duke kërkuar ndihma për Krishtlindje në New York, e kjo si pasojë e gjendjes së saj ekonomike.
Videoja më pas ka prekur të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës për faktin se si një artiste kaq e madhe erdhi në atë gjendje.
E në lidhje me ngjarjen e fundit ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Fevzije Konushevci – Gili.
Ajo ka ndarë një fotografi më Simakun të realizuar në Festivalin e RTSh-së në vitin 1996.
“Viti 1996 në festivalin e RTSH me Parashqevi Simakun dhe ish bashkëshortin e saj Robertin”, ka shkruar ajo.
E këngëtarja Shkurte Fejza kërkoi që të organizohet një koncert për t’i ardhur në ndihmë ikonës së muzikës. /Telegrafi/
View this post on Instagram
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër