Modelja e njohur Gigi Hadid dhe Zayn Malik dëshirojnë të kenë shumë fëmijë së bashku.
Ata zbuluan se po presin fëmijën e tyre të parë së bashku muajin e kaluar dhe “People” pretendoi të mërkurën se dyshja tashmë po mendojnë të zgjerojnë familjen e tyre, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Një burim tha se çifti i lumtur ‘planifikojnë të kenë një familje të madhe’ dhe shtoi: ‘Ata kanë pasur ulje-ngritjet e tyre, por nuk ndaluan së kujdesuri për njëri-tjetrin’.
Ky burim tha se dyshja po presin fëmijën e parë dhe po përgatiten për jetën e tyre të re.

“Gigi është e re, por gjithmonë thoshte se dëshiron disa fëmijë. Ajo është e ndjeshme dhe do të jetë një nënë e shkëlqyeshme”, shtoi ai.
Pasi Gigi dhe Zayn vijnë nga familje të mëdha, thuhet se ata shpresojnë që të zgjerojnë edhe familjen e tyre.
Ata po kalojnë kohë të bukur së bashku, teksa po qëndrojnë të izoluar për shkak të koronavirusit dhe kjo gjë i lejon ata ta përjetojnë këtë periudhë dita-ditës bashkë.
Të mërkurën, Zayn kishte shtuar dyshimet se ka vendosur t’i propozojë të dashurës së tij shtatzënë, derisa tregoi një tatuazh të frymëzuar nga martesa.
Gigi e kishte konfirmuar shtatzëninë në një paraqitje direkte tek Jimmy Fallon, ku tha se kishin planifikuar që në tjetër mënyrë ta bënin njoftimin për shtatzëni.
Ndryshe, ditë më parë Gigi dhe Zayn e zbuluan se po presin të bëhen prindër të një vajze. /arbresh.info/
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit
Benita plas në lot në dasmën në Big Brother – i jep Kl...
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...