Sportistja Gentiana Beqa-Ahmeti, ka doktoruar sot në Fakultetin e Shkencave Sportive në Mal të Zi, e ku vet ajo e bëri të ditur përmes disa fotografive nga ceremonia e doktoratës, të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Në mbishkrimin e tyre, ish-aktorja e humorit pati një mesazh motivues dhe fuqizues për të gjitha gratë, duke i inkurajuar që asnjëherë të mos ndalen në rrugën e tyre drejt suksesit.
“Sot zyrtarisht pranova diplomën time të doktoraturës nga Rektori i Universitetit të Malit të Zi. Për çdo sukses duhet shumë punë, dhe mos të ndal asnjë pengesë që të del para. E di kur je femër ke shumë obligime ku ndoshta shohim vetëm pjesën pozitive në rrjetet social po ka shumë rrugë te vështira për të mbërritur deri tek qëllimet, po nuk bën asnjëherë me u ndal! Studio, puno, lufto për suksesin tënd të bësh krenar vetvetën, familjen, shoqërinë dhe shtetin tënd”, shkroi Beqa – Ahmeti në mbishkrimin e fotografive.
Geta përndryshe krahas ushtrimit të profesionit si trajnerë personale, është e angazhuar edhe si profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës./arbresh.info/
View this post on Instagram

Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi