Getinjo është një prej banorëve më të komentuar të spektaklit Big Brother VIP Kosova.
Reperi i njohur së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të përplasjes me konkurrenten Vivien Thano, me të cilën ka krijuar edhe një lidhje brenda shtëpisë.
E teksa i kanë qetësuar gjakrat mes tyre, Getinjo ditën tjetër ka qenë tejet më i relaksuar dhe i qetë me banorët.
Madje në një moment, gjatë një bisede me konkurrentët e tjerë, reperi ferizajas u ka thënë atyre se po u shpall fitues i këtij edicionit të Big Brother VIP Kosova, do t’ua japë një pjesë të shpërblimit atyre.
“Po e them publikisht rastësisht nëse [sepse s’kam tentim] fitoj, 50 mijë euro i ndaj me juve, ku të doni shkojmë”, ka deklaruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.
Përndryshe, shpërblimi i premtuar për banorin fitues të Big Brother VIP Kosova është plot 200 mijë euro.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...