Geti po e sjellë një bashkëpunim me këta dy emra të njohur

11:18 | 16 Tetor 2019

Një varg postimesh të Blunt dhe Real bashkë me Getoar Selimin ngjallën dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm mes tre emrave.

E nuk thonë kot se ku ka zë s’është pa gjë!

Lideri i ‘Babastars’ do të sjellë një bashkëpunim me Blunt dhe Real.

Burime për Prive.al pranë artistëve kanë bërë të ditur se kjo këngë e përbashkët tashmë e ka të finalizuar edhe videoklipin.

Në prag të albumit të paralajmëruar dhe disa bashkëpunimeve të tjera që përfliten, ky bashkim forcash i Getit me Blunt dhe Real duket të jetë vetëm një prej krijimeve muzikore nga lista e gjatë e projekteve që po i përgatitë lideri i ‘Babastars’. /Prive.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara