Megjithëse u raportua se Majk është distancuar prej labelit Babastars, duket se kjo nuk është e vërtetë.
Pas shumë sukseseve që patën me këngët në bashkëpunim, dy reperët e labelit Baba Stars, Getoar Selimi e Majk po bashkohen sërish për hitin e radhës.
Kështu të paktën bëjnë me dije burime të Reload të RTV Dukagjinit, të cilët kanë thënë se dy nga emrat më të kërkuar të rep skenës sonë shumë shpejt publikut të tyre do t’i sjellin projektin e ri të plotësuar me videoklip.
Edhe kjo këngë si shumë të tjera po punohet nga Massive Production. Theksojmë se bashkëpunimi i fundit mes kësaj dyshe rreth këngës ‘Ajo’ është pritur shumë mirë duke marrë mbi 39 milionë klikime në YouTube.
Kujtojmë se javë më parë Majku ka sjell një këngë në bashkëpunim me Onatin të titulluar “Le t’xhelozojn”. Ky i fundit theksojmë se deri më tani ka marrë mbi tre milionë klikime në YouTube.
Sulm me bombë në Moskë, raportohet vrasja e një gjenerali të...
Edon Sadriu rikthehet te Llapi
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksiden...
Shpërthen një depo fishekzjarrësh në SHBA
Cakolli: Afati 30 ditor e fut vendin në një krizë
Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn