Reperët e njohur kosovar Getoar Selimi dhe Majk kanë paralajmëruar se ata do të vazhdojnë të mbajnë koncertet edhe përkundër tragjedisë që ka ndodhur në Shqipëri.
Ata këtë kanë vendosur ta bëjë si një kontribut ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmë, pasi të ardhurat nga koncerti do t’i dhurojnë për të prekurit nga tërmeti.
Dyshja e famshme e Babastars kanë thënë se bashkëndjejmë sikur secili shqiptar për tragjedinë e ndodhur dhe se mbrëmjet muzikore do t’i ndajnë pikërisht për të kontribuar për këta banorë.
“Mbështetja jonë për rastet në nevojë nuk ka rreshtur asnjëherë. Situatën e tanishme në atdheun tonë e bashkëndjejmë sikur secili shqiptar, kudo që është. Ditët e fundit nuk kemi performuar, si shenjë solidarizimi me dhimbjen e të gjithë neve. Nga sot vazhdojmë me performancat tona dhe nga secila performancë e këtyre ditëve, sikur çdo herë tjetër, do të ndajmë kontribut për të gjithë vëllezërit e motrat në nevojë nga fatkeqësia e fundit! Geasy & Majk”, ka shkuar Getoar Selimi në statusin e tij në Instagram.

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...