Google ADS

Gerard Depardieu hetohet për përdhunim

23:33 | 23 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Aktori francez, Gerard Depardieu është vënë zyrtarisht nën hetim për akuzat se ka përdhunuar një aktore në shtëpinë e tij para tre vitesh.

Aktorja e akuzon për përdhunim dhe sulm ndaj saj, që besohet se ka ndodhur në Paris në gusht të vitit 2018, transmeton portal arbresh.info

Avokati i tij ka thënë për AFP, se Depardieu ka mohuar akuzat.

Bota e arteve në Francë është tronditur nga një seri akuzash për abuzim seksual kundër figurave kryesore.

Depardieu, 73 vjeç, është një nga aktorët më të njohur të vendit, i njohur për filma përfshirë Jean de Florette, Green Card dhe Cyrano.

Një hetim fillestar mbi pretendimet e përdhunimit u hodh në 2019, por prokurorët thanë se nuk kishin prova të mjaftueshme për të filluar hetimin.

Ai do të hetohet në liri, por nën mbikqyrje gyqësore.

Avokati i gruas, Elodie Tuaillon-Hibon, i tha AFP se ajo shpresonte që “sfera private” e klientit të saj të respektohej ndërsa çështja të zhvillohej.

Kujtojmë se në vitin 2013, aktori francez morri shtëtsinë ruse, me dekretin e tij të natyralizimit të nënshkruar personalisht nga Presidenti Vladimir Putin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme