Aktori George Clooney më në fund ka vendosur të flasë për shtatzaninë e gruas së tij, Amala, ndërsa ka zbuluar emocionet gjatë pritjes së lindjes së binjakëve.
Deri më tani, aktori 55-vjeçar, nuk kishte folur shumë për këtë temë, por në programin francez Recontres de Cinema, ai nuk është përbajtur dhe ka shpalosur ndjenjat e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Jemi shumë të gëzuar. Sa mezi presim që binjakët të vijnë në jetë. Do jetë një aventurë e madhe”, ka thënë ai.
Clooney ka shpalosur edhe një detaj se si kanë reaguar miqtë e tij kur ai u ka dhënë lajmin.
“Isha i qetë dhe sapo edhe ata ishin të qetë, fillova të qaj si fëmijë dhe e gjithë tavolina kanë filluar të qeshin me të madhe”, ka thënë ai.
Ai tha se miqtë e tij kishin bërë shaka në lidhje me moshën e tij, por Clooney u ka thënë që ka pasur edhe aktorë tjerë që në moshë të vonshme janë bërë baballarë, duke marrë shembull aktorin Jean-Paul Belmondo, i cili në moshën 70 vjecare u bë baba për herë të dytë./Arbresh.info
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...