Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, ka ndërruar stilin e flokëve.
Bukuroshja e cila shquhet për pamjen e saj atraktive, ka vendosur të bëjë edhe një ndryshim të ri në dukje, si një pjesë e madhe e yjeve shqiptare.
Ajo së fundmi në rrjetet sociale ka publikuar disa fotografi, derisa tregon se vjen me ngjyrë të re të flokëve.
Ismajli duket mjaft joshëse në flokët rozë dhe nuk dihet nëse me këtë ndryshim do të paraqitet në klipin e saj të ri.
Këngëtarja 35-vjeçare, ditë më parë paralajmëroi këngën e re në bashkëpunim me reperin turk, Ceza, projekt ky i cili pritet të publikohet së shpejti.
Ndryshe, të fundit këngë Genta e ka lansuar në muajin mars dhe mban titullin “Zjarr”.

Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...