Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Irkenc Hyka ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Gënjeshtër” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell vetëm në versionin ‘audio’ në platformën YouTbe, për shkak të pamundësisë së realizimit të klipit marrë parasyshën situatën aktuale.
Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi (Muma), kurse për muzikën është përkujdesur vet artisti.
Miksimimin dhe producimin e këngës e ka bërë JOJO, ndërkohë që videoja e veçantë i është besuar Florid Imerajt.
Projekti tashmë është lansuar në kanalin zyrtar të “Unix Music” në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.
Irkenci po vazhdon të jetë tejet i angazhuar në prurje të ndryshme muzikore dhe tanimë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes edhe falë projekteve që ka realizuar për artistë të tjerë të skenës shqiptare. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...