Artisti nga Kosoca, Genc Prelvukaj, ditë më parë solli këngën “Ylli e Hana”, i cili duket se po pëlqehet prej publikut.
Me tekst të shkruar nga vetë këngëtari, ka bërë që edhe kolegët e estradës ta pëlqejnë këngën.
Një prej tyre ishte edhe Aurela Gaçe, e cila në llogaritë e rrjeteve sociale e ka shpërndarë këngën duke shkruar iu kujtuan krijimet e para të Prelvukajt.
Natyrisht, edhe vetë ai reagoi menjëherë duke zbuluar një të pathënë deri më tani në mediat tona.
Dyshja tashmë e sa kohë kanë planifikuar të publikojnë një këngë të përbashkët dhe duket se ky vit do të jetë vendimtar.
“Aurela faleminderit për shpërndarjen në radhë të parë. Së dyti sivjet do bëjmë diçka të madhe bashkë siç e kemi folur shumë herë”, ka shkruar ndër të tjerash ai.
Ndryshe, Genci dhe Aurela janë duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore që do t’i sjellin gjatë këtij viti.

Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit