Si duket intervista e Albin Kurtit tek Blendi Fevziu ka ngjalluar reagime të shumta.
Kryeministri në detyrë ka folur përsëri për “marrëveshjen sekrete mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan portali arbresh.info
Rreth kësaj, një reagim në rrjetet sociale e ka bërë edhe këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, i cili shquhet për shkrimet e tij të veçanta për ngjarjet që ndodhin në vend.
Prelvukaj ka cituar një deklaratë të Kurtit, për të cilin ka thënë se shteti nuk mund të drejtohet me këtë qasje.
Tutje, këngëtari thotë se nëse shteti udhëhiqet me këtë qasje, atëherë jemi larg ndërtimit të shtetit të qëndrueshëm duke uruar që kjo të jetë ditë e keqe për kryeministrin në detyrë dhe jo qasja e tij e vërtetë.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Nuk e kam pare marreveshjen sekrete por e di qe ekziston. Nje mik i presidentit i ka thene nje bashkepunetorit tim, se marreveshja eshte bere. Cilet jane ata nuk ua tregoj emrat….Shkeputur nga nje interviste e kryeministrit ne detyre dhene Blendi Fevziut.Nese drejtohet shteti me kete qasje atehere jemi shume larg per te ndertuar shtet te qendrueshem. Uroj te kete qene nje dite e keqe e kryeministrit, me humor te keq dhe jo qasja e tij e vertete politike. / arbresh.info/
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...