Bukuroshja britanike Gemma Atkinson së fundi ka konfirmuar lidhjen me Gorka Marquez.
Modelja ka dëshmuar që ka një bukuri natyrale edhe me paraqitjen e thjeshtë që u pa në Londër gjatë kësaj jave, shkruan arbresh.info.
33 vjeçarja u fotografua me një dukje sportive në temperaturat dhe motin e ftoftë që mbizotëron në Angli.
Ndryshe, Gemma përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Instagram gjatë ditës së të dashuruarve bëri të ditur romancën e saj me valltarin e njohur Gorka.
Dyshja deklaruan se ishin miq për një kohë të gjatë para se ata të krijonin një lidhje dashurie.
Çifti momentalisht jetojnë në qytete të ndryshme, Gemma në Manchester ndërsa Gorka në Londër për shkak të angazhimeve profesionale por që kjo nuk i pengon ata që të takohen shumë shpesh me njëri-tjetrin./Arbresh.info/





Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...
Spiropali: Drejtësi e paanshme për UÇK-në, jo standarde të d...
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...