Gjatë ditës së djeshme është diskutuar shumë rreth bashkëpunimit mes këngëtareve shqiptare me famë ndërkombëtare.
Kërkesa e Bebe Rexhës, e cila ka kërkuar që të mbledhë të gjitha këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare u bë virale dhe sigurisht nuk mund të ishim më të lumtur.
Bebe ka përmendur Ritën, Duan dhe Ava Max në një status, duke i kërkuar që të bashkëpunojnë,
Ava ishte e para ajo e cila u tregua e gatshme për këtë, ndërsa më vonë edhe Dua Lipa i ka kthyer, madje duke shkruar në shqip: “Hajde shqipeee”.
Rita Ora ka vonuar pak, por me anë të një komenti në një postim në Instagram ka treguar se i respekton shumë të gjitha këto femra dhe se është pro këtij bashkëpunimi.
Por reperii njohur Gashi u ka sugjeruar që në këtë bashkëpunim të përfshihet edhe Njomza, kompozitorja e cila tashmë ka dy këngë në maje të toplistës amerikane. Sigurisht se Bebe është shprehur e gatshme të ftojë edhe Njomzën në këtë super-bashkëpunim mes shqiptareve.
Më tutje, reperi ka bërë edhe një postim të veçantë ku thotë se “vajzat shqiptare po e dominojnë muzikën botërore në këto kohë dhe se ai është shumë krenar”.


Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...
Vdekja e filozofit gjerman, Kurti: Ai e quante moralisht të ...
Galatasaray synon transferimin e Bernardo Silvës, gati super...
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...