Vitin e kaluar ,festivali “Sunny Hill” u shënua si një nga ngjarjet më promovuese në vend, kjo falë tri netëve plot muzikë me emra të njohur ndërkombëtar.
E një atmosferë të tillë, organizatorët e festivalit kanë menduar ta sjellin edhe këtë vit, ndaj që tani kanë nisur përgatitjet. Emra të shumtë nga arena ndërkombëtare pritet të vijnë edhe këtë vit në Kosovë.
Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, i cili vitin e kaluar ishte prezent, do të jetë edhe në 2019.
Telegrafi transmeton se nga burime të ndryshme ka mësuar se reperët tjerë që do të jenë pjesëmarrës në natën e hip-hopit në “Sunny Hill” sivjet janë edhe: French Montana, DJ Snake dhe G-Eazy.
French Montana është tashmë një emër i dëshmuar në tregun ndërkombëtar, dhe jo të pakta kanë qenë takimet e tij me disa nga artistët shqiptarë.
Për shqiptarët, ai mbahet mend edhe për bashkëpunimin e tij të suksesshëm me artisten Era Istrefi në vitin 2017, këngën “No I love yous”, e cila ishte pritur shumë mirë nga fansat.
Ndërkohë edhe G-Eazy është një emër shumë i njohur për publikun shqiptar, kjo pasi ai ka sjell dy bashkëpunime shumë të suksesshme me artisen shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, këngët: “Me Myself and I” dhe “F.F.F”.
“Sunny Hill” duket se është gati për një atmosferë të zjarrtë edhe në 2019, ndërkohë që kujtojmë se vitin e kaluar ky festival është ndriçuar me prezencën e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...