Gashi është rep-artisti shqiptar më i njohur në arenën ndërkombëtare të muzikës.
Krahas sukseseve në muzikë reperi sigurisht se ka pasur edhe vështirësi të mëdha në jetën e tij. Së fundmi ai ka treguar se shumicën e jetës së tij ka qenë i pastrehë dhe se muzika i ka shpëtuar jetën.
“Unë linda në Shqiperi. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti nuk e di se deri ku unë mund të arrij. Muzika më shpëtoi jetën”, thuhet në video.
Gashi ka zbuluar se së shpejti do të vijë edhe me dy albume muzikore.
“Unë jam marrë me muzikë që nga viti 2009… Kam publikuar 3 albume…. Do të sjellë edhe 2 të tjera këtë vit… Unë ende ndjej se nuk e kam arritur ende majën… Ende zgjohem duke besuar se do të jem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë… dhe do ta bëj.”/lapsi/

Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...