Pas një konfrontimi virtual mes reperëve Stresi dhe Don Xhoni, duket se gjithçka ka kaluar dhe ata janë pajtuar.
Ish-deputeti Gani Geci ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku tregon se ka arritur të pajtojë dy artistët dhe tani ata janë bashkë në kullën e tij në Llaushë.
Geci ka theksuar se, pas kësaj ngjarje, Stresi dhe Don Xhoni do të jenë shokë siç ishin më parë.
‘Të dashur miqë sonte, në kullën tonë në Llaushë, ishin mysafirë dy artistë të mdhej të muzikës Repë : Stresi – Arkimed Lushaj nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova. Motoja e të djathtëve shqiptarë është:“Jemi pak për t’u ndarë, jemi pak për t’u përçarë jemi pak për t’u sharë me njeri tjetrin”. Shqipëri dhe Kosovë jemi një dhe gjithmonë do të jemi një. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kosovën! Tani e tutje, këta dy artistë kan shtërnguar duart dhe jan zotuar se do të jen shokë, ashtu siç kanë qenë edhe më parë”, tha ai./Arbresh.info
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...