Reperi shqiptar i cili jeton prej vitesh në Amerikë, G4shi, po vazhdon të korrë suksese të mëdha në industrinë muzikore në botë.
G4shi, para pak ditëve ka publikuar këngën e re “Roses”, me një video mjaft të veçantë, shkruan portali arbresh.info
Duke parë suksesin e kësaj kënge, tashmë fansat i kanë kërkuar të risjell edhe remiksin.
Tani artisti nga Kosova me anë të një postimi në Instagram i dha lajmin e gëzueshëm fansave të tij duke paralajmëruar se albumi i ri është në përfundim e sipër.
G4shi veç njoftimit të bërë për albumin, nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë për datën e lansimit të tij.

Ndryshe, këngëtari pritet që gjatë verës të jetë në Prishtinë, ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”. / arbresh.info/
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës