Rep-artisti i njohur shqiptar, G4shi, karrierën e tij muzikore e ka të përqendruar në Amerikë.
Përpos shqiptarëve, këngët e tij tashmë kanë marrë përmasa të mëdha, duke u dëgjuar në pothuajse gjithë botën, shkruan portali arbresh.info
Reperi sot paradite publikoi këngën “Paranoid”, ndërsa para pak minutash solli edhe videoklipin e kësaj këngë.
Kënga është pjesë e albumit të ri të tij me titull “1984”, i cili pritet të publikohet në fund të muajit tjetër.
Ndërkohë, reperi me origjinë nga Kosova këtë kohë pandemie është vetë-izoluar në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Si shumë kolegë të tij, ai ka ndërprerë aktivitetet muzikore shkaku i COVID-19 – virus ky që ka pushtuar gjithë botën. / arbresh.info/
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...