Reperi me prejardhje shqiptare Labinot ‘Larry’ Gashi, apo siç njihet me emrin artistik ‘Gashi’ është mjaft i suksesshëm në skenën muzikore ndërkombëtare.
Gashi i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në secilin rast e ka shprehur krenarinë e tij për prejardhjen shqiptare, pa hezituar në asnjë moment.
Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në festivalin ‘Sunny Hill’ i cili do të mbahet në Prishtinë mes 2, 3 dhe 4 gushtit.
E së fundmi edhe përmes llogarisë së tij në Instagram, ku ndiqet nga miliona fansa ai ka publikuar fotografi ku tregon se do të marr pjesë në Kosovë, saktësisht në Prishtinë.
Kujtojmë që ky është një promovim i mirë për vendin tonë, ngase Gashi ka shumë fansa në arenën ndërkombëtare.


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...