Modelja dhe aktorja e njohur, Naomi Campbell, është një prej personazheve më me ndikim në fushën e modës.
Ajo është e ndjekur nga mbi gjashtë milionë njerëz në rrjetin social Instagram – rrjet në të cilin është mjaft aktive.
Së fundmi, ajo ka promovuar koleksionin e ri pranveror të markës së famshme “Valentino”.
Campbell ka pozuar me një fustan të gjatë të zi, i cili është krejtësisht transparent në pjesën e sipërme.

Modelja ka bërë kështu që gjoksi i saj të zbulohet krejtësisht për fansat, ndërsa ka treguar edhe se vazhdon të jetë në formë të mirë trupore.
“Urime për një moment historik, të bërë në një mënyrë kaq elegante, nuk duhej thënë asnjë fjalë. E bekuar që jam pjesë e një momenti të tillë të pabesueshëm dhe magjepsës. Faleminderit”, ka shkruar Naomi në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj.

Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...