Florjan Binaj, një nga personazhet më të njohur në Shqipëri, është shprehur kundër të kryeministrit Edi Rama, për ndalimin e qarkullimit me automjete në fundjavë veçanërisht ditëve të diela.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori i humorit thotë se refuzon të pranojë urdhrin për të mohuar lirën e qytetarëve.
Artisti e mbyll reagimin e tij duke thënë se ai dhe qytetarët nuk janë dele dhe nuk do të pranojë kufizimin e lirisë.
“Unë nuk pranoj ti bindem urdhrave të një njeriu që shkel të drejtat e mia duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi nuk jemi dele,”- shkroi Binaj./ Opinion.al

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...