Flori Mumajesi është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar, ndërsa këngët e tij menjëherë kthehen në hite.
Së fundmi, Flori ishte i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’, ku ka treguar për herë të parë si e humbi dëgjimin në njërin vesh.
Flori ka treguar se e ka humbur dëgjimin pasi i vogël dëgjonte muzikë me boks dhe jo me kufje.
“Kur kam qenë rreth 13 vjecc, nuk kisha mundësi për kufje dhe dëgjoja muzikë me boks. Nga kjo humba dëgjimin në njërin vesh rreth 60 %, por tani është duke u rikuperuar dhe ka arritur në 70 % duke u rregulluar, vazhdon të jetë në progres”, u shpreh Flori.
Këngëtari ka edhe një tatuazh pas veshit me një simbol audio duke treguar se dashuria e tij më e madhe është muzika, pavarësisht problemit që i ka sjellë.
OVL-UÇK i përgjigjet Mickoskit: Protesta e 13 dhjetorit ësht...
ShBA-ja sekuestron një cisternë nafte pranë Venezuelës, Kara...
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...
Bolivia arreston ish-presidentin, i dyshuar për korrupsion
Gara për kreun e SPAK, kandidatët paraqesin platformat para ...
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë