Bashkëshorti i dizajneres Kate Spade, e cila thuhet të ketë bërë vetëvrasje, ka folur për herë të parë publikisht pas vdekjes së bashkëshortes.
Andy Spade deklaroj se Kaye po vuante nga depresioni dhe se ai nuk ishte në dijeni që ajo ishte në gjendje kaq të keqe pasi ata po jetonin të ndarë 10 muajt e fundit, por që ata nuk e kishin në plan divorcin., shkruan arbresh.info.
“Ajo po trajtohej nga mjekët për të kuruar depresionin që po i mer jetën shumë njerëzve. Një natë më parë ne komunikuam me të dhe ajo ishte e lumtur. Nuk dha asnjë shenjë apo paralajmërim se do ta bënte këtë. Jemi të shokuar. Nuk ishte ajo. Ishin djajtë me të cilët ajo po luftonte prej kaq shumë kohësh” – deklaroj Andy.
Kate dhe Andy ishin prindër të një vajze 13 vjeçare të cilës Kate i kishte shkruar një letër duke i treguar se e donte shumë dhe nuk ishte faji i saj, por për këtë duhet të pyeste babain.
Kate Spade u gjend e vdekur në banesën e saj ndërsa dyshohet të ketë bërë vetëvrasje./Arbresh.info/

Përfundon rinumërimi në 9 komuna, këto janë rezultatet
Prokuroria Themelore në Ferizaj autorizon nisjen e hetimeve ...
Kryeministrja daneze: Mund të negociojmë gjithçka për Grenla...
Ivanka Trump vijon qëndrimin në Vlorë, viziton zonën e Zvërn...
Chelsea vendos një çmim për yllin kryesor dhe zgjedh një zëv...
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm