Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, aktori i njohur i “Portokalli” Rezart Veleshnja, ka bërë së fundmi një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke kritikuar formatin e spektaklit dhe rezultatin e finales.
Në një postim në InstaStory, ai ka ndarë një fotografi të banorit Edi, duke shprehur mbështetje për ndjenjat e tij të zhgënjimit ndaj fituesit të spektaklit, Drilonit.
Sipas Rezartit, fituesi i edicionit ka kthyer shpinën dhe nuk ka respektuar pritshmëritë e pjesëmarrësve dhe publikut pas triumfit në spektakël. Ai gjithashtu ka akuzuar produksionin për manipulim dhe favorizim të disa banorëve.
Në reagimin e tij, Rezarti ka shkruar: “Osa Muhameti, a je e gatshme me i çu çështjet në gjykatë nga votimi për Gjesti dhe Drilon? Kjo tregon realitetin që finalja është shitur. Për Sarën e kemi ditur që ishte lojë edhe loja e produksionit. Ka pasur njerëz që kanë merituar finalen edhe çmimin. Produksioni me kast i ka nxjerrë disa banorë keq në publik, kurse për Drilonin i tërhiqnin kamerat. Fitues pa meritë!”.

Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin