Fillon “Brusko”, telenovela greke që kërkon të sfidojë dominimin turk

01:49 | 6 Tetor 2017

Pasione të mëdha që nxisin intriga të frikshme. Tradhti mes bashkëshortësh por edhe mes partnerësh në biznes, që ndjellin hakmarrje deri dhe në gjakëmarrje. Mistere, sekrete brenda familjesh të mëdha që sa tentojnë të bëhen moderne, po aq mbeten dhe peng i traditave e rregullave fanatike…Drama. Tragjedi. Dashuri fatale…

Këto janë termat e zakonshëm që bota e kinematografisë dhe e televizionit përdor me pathos të fortë për të shitur, atë që ka prodhur, jo vetëm në tregun e brenshëm por sidomos atë ndërkombëtar. Fraza që duhet të ngjallin pritje në ankth për çfarë do të ndodhë…

Dhe në fakt ja kanë dalë, sidomos në Ballkan, e sidomos edhe në Shqipëri ku kanë zbarkuar telenovela nga anë e anës, Meksika, Brazili, India e sidomos nga Turqia. Dhe mesa duket tregu qenka ende i etur përderisa po hapet dhe një rrugë e re: ajo e telenovelave greke, të munguara deri më tani.

Televizioni In Tv po i hyn një sfide (të hënën, më 2 tetor në In Tv) trensmetimit të një serilai grek,  “Brusko”, për të cilin thuhet se qenka më i sukseshmi në Greqi e se qenka shitur në 40 vende të botës.

A do të mjaftojë kjo kartë garancie e suksesit të korrur andej për të pushtuar dhe tregun këndej, ku tashmë turqizmi i ka hedhur thellë rrënjët e vet!? Mbetet për t’u parë se kush do të triumfojë këtë herë Turqia apo Greqia!?

Trekëndëshi i rrezikshëm bermudian: Akili- Melisa- Sifis (interpretuar nga aktorët e famshëm grek, Andreas Georgiou, Eleni Vaitsou dhe Apostolis Totsikas) përfshin në vorbull shumë histori që të lënë pafrymë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara