Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, kohëve të fundit është komentuar mjaft shumë për dukjen e saj.
Për shkak të disa problemeve shëndetësore, asaj i është dashur që të përkujdeset më shumë për peshën, ndërsa ka humbur disa kilogram.
Një veprim i tillë ka bërë që këngëtarja të duket edhe më tërheqëse tani, pasi edhe format trupore i janë formësuar.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Fifi ka ndarë një imazh atraktiv teksa shihet e veshur me një mini-fund të zi, teksa pjesën e sipërme një bluzë të kuqe.
“Lëreni që ngjyra e kuqe të flas për ju”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.
Fotografitë tërheqëse kanë marrë mijëra pëlqime, teksa edhe komentet e fansave të saj ishin të panumërta.
Vlen të përmendet se gjatë ditës së djeshme (e premte), ajo lansoi këngën “Përjetësi” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahu. /Telegrafi/
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...