Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi me emrin artistik Fifi, ka shprehur dhimbjen e saj me popullin shqiptar pas tragjedisë së fundit në Shqipëri.
Por, Fifi duket se ka një kritikë ndaj adresimit të falënderimeve që po bëhen pas solidarizimit me prekurit nga tërmetet, shkruan portali arbresh.info
Së pari, këngëtarja thotë se po i vjen keq kur e dëgjojnë ta quajnë “kosovare”, pasi ajo shprehet se duhet quajtur shqiptare e Kosovës.
Tutje, në një shkrim të publikuar në InstaStory, këngëtarja me prejardhje nga Prishtina e cila tash e sa vite është shpërngulur në Tiranë, ka kritikuar personat që po vënë emrin e shtetit serb menjëherë pas Kosovës, kur është puna te falënderimet.
Ajo madje thotë se është e indinjuar kur dëgjoi se fjalia nisi me falënderim ndaj italianëve, e më pas ndaj Kosovës.

Kah fundi i postimit, Fifi gjithashtu thotë se nuk i intereson ndihma që ka dhënë Serbia, pasi plagët e shkaktuara nga ky shtet gjatë luftës në Kosovë, nuk janë shëruar ende edhe pas gati dy dekadash. “Nuk e di dhe nuk po më intereson me çfarë ndihme kanë dhënë çetnikët, ama unë të kaluarën time nuk e kam harruar akoma”- ka përfunduar Fifi.
Kujtojmë se vitin e kaluar bëri bujë në kompeticionin muzikor “Kënga Magjike” me projektin e përbashkët me Mc Kreshën, “Psikopatja jote”.
Ndërsa, Fifi, është kthyer sërish në këtë garë të madhe me këngë solo të titulluar, “Marova”. /arbresh.info/
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...