Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez rritin katër fëmijë bashkë, ndërsa vetëm vajza e vogël (e lindur në nëntor 2017), Alana Martina, është fëmija i tyre i përbashkët.
Tre fëmijët tjerë, Cristiano Jr (i lindur në qershor 2010) dhe binjakët Ava dhe Mateo (të lindur në qershor 2017) kanë ardhur në jetë me nëna surrogate, shkruan portali arbresh.info
Por, sot është një ditë e veçantë për familjen e tyre, pasi binjakët e tyre kanë ditëlindjen e dytë.
Në Instagram Ronaldo ka publikuar një fotografi ku e tërë familja shihet e veshur si personazhe të njohur të Disney-t.
Georgina Rodriguez është e veshur si Power Ranger, Cristiano Jr si Hulk, Alana është një princeshë e gjitha në të kuqe. Mateo që ka ditëlindjen kostumin e “Spider Man”-it dhe Eva që gjithashtu feston dyvjetorin është Rapunzel. Ndërsa Ronaldoja me kostumin e Aladdinit.
View this post on Instagram
“Urime ditëlindjen për të dy të ëmbëlit e mi, Eva dhe Matero. Ne ju duam deri në fund të botës. Baba krenar”, ka shkruar Ronaldo.
Kujtojmë se, Cristiano Ronaldo së bashku me gruan e tij, Georgina Rodriguez, kanë qenë tejet aktiv sa i përket stërvitjeve në kushte shtëpie.
Duke qenë të izoluar në rezidencën e tyre në Madeira, ata kanë ndarë momente të lumtura me fëmijët e tyre /arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...